Pal Lekaj: Nuk gjeta asnjë marrëveshje të nënshkruar nga ana e Lutfi Zharkut, që Bektelit duhej paguar 14.7 milionë euro

Pal Lekaj: Nuk gjeta asnjë marrëveshje të nënshkruar nga ana e Lutfi Zharkut, që Bektelit duhej paguar 14.7 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ai nuk ka gjetur asnjë marrëveshje të nënshkruara nga ana e ish- ministrit, Lutfi Zharku me kompaninë Bechtel & Enka në vlerë prej 14 milionë eurosh.

“Nuk kam hasur në asnjë kontratë, e cila është nënshkruar nga ish- ministry Zharku me kompaninë Bechtel & Enka”, tha ai në një konferencë për media.

Mirëpo, përkundër Lekajt, ish-ministri  Zharku në një intervistë për T7,  kishte theksuar se ai ishte dakorduar me kompaninë Bechtel që Kosova të paguajë 14.7 milionë euro për shtyerjen e afatit të kryerjes së autostardës.