Palestina do t’i nderpresë marrëdhëniet me shtetet që hapin ambasada në Jerusalem

Palestina do t’i nderpresë marrëdhëniet me shtetet që hapin ambasada në Jerusalem

Palestina ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet të cilat hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Ureykat, në një postim në Twitter, duke mos përmendur emrin e shteteve që kanë paralajmëruar këtë veprim; Kosova dhe Serbia, tha se Palestina nuk do të ketë marrëdhënie me ato vende, njofton Insajderi.

“Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me çdo vend që do të lëvizë ose hapë ambasadën e saj në Jerusalem. Ne nxisim të gjitha shtetet e kombeve t’i binden ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e këshillit të sigurisë 478 dhe 2334. Shkelja e ligjeve është një shenjë e dobësisë jo e fuqisë”, ka shkruar ai.

Kosova dhe Serbia në marrëveshjen e Uashingtonit, janë pajtuar që të kenë ambasadat e tyre në Jerusalem.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”, gjatë administratës së presidentit aktual, Donald Trump, i njëjti ka qenë iniciues i marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi. /Insajderi.com