Pallaska: Fituesi të krijojë qeverinë pa arsyetime e viktimizime

Pallaska: Fituesi të krijojë qeverinë pa arsyetime e viktimizime

Avokati kosovar, Dastid Pallaska, ka deklaruar se partia fituese e zgjedhjeve ( sipas të dhënave të deritashme, Lëvizja Vetëvendosje) duhet të formojë qeverinë sa më parë, “pa arsyetime dhe pa viktimizime”, njofton Insajderi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pallaska ka thënë se në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, sovrani ka folur lirshëm dhe qartë.

Sipas tij, votat e qytetarëve është e mllefit dhe se “vështirë se mund të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit”.

“Partive opozitare duhet uruar reflektim të sinqertë për shkak të rëndësisë së posaçme që do të kenë në kohën kur vendi do të qeveriset nga një pushtet me tendenca autokratike.

Derisa opozita të reflektojë, i takon secilit qytetar me bindje liberale politike të bëjë opozitën duke e kufizuar dhe mbajtur përgjegjës pushtetin e ri me fjalën e lirë dhe mendimin kritik”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska./Insajderi.com