Pallati i Rinisë mund të kthehet në qendër trajtimi për pacientët me Coronavirus

Pallati i Rinisë mund të kthehet në qendër trajtimi për pacientët me Coronavirus

Komuna e Prishtinës është e gatshme të shndërrojë Pallatin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Adem Jashari” në një qendër për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19 me afër 400 shtretër, nëse eskalon situata me pandeminë.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi, i cili ka thënë se edhe 13 shtëpiza në parkun e “Gërmisë” i kanë ofruar në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nushi është shprehur se në dy javët në vazhdim do të ketë rritje të rasteve me Coronavirus, teksa ka shtuar se një situatë e tillë do t’u krijoj probleme, por ka theksuar se kjo komunë është e përgatitur për përkeqësim të gjendjes.

“Numri i cili po rritet dita ditës dhe kjo si arsye e fushatës elektorale të cilën e kemi pasur por edhe si arsyetim tjetër është mos respektimi i masave nga ana e IKShPK-së, mos respektimi i masave nga ana e qytetarëve kjo për arsye se nuk po bahen maskat nuk po respektohet distanca sociale dhe po besojmë që në dy javët në vazhdim do të jetë me rritje të vazhdueshme të numrave”, ka pohuar ai./Insajderi.com