Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, ka arritur në Kosovë, njofton Insajderi.
Palmer është pritur nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka cekur disa nga arsyet e vizitës dy-ditore të Palmerit në Kosovë.
“Palmer po qëndron në Kosovë për të diskutuar me zyrtarët shtetërorë për sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme që përballet vendi”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, do të vizitojnë Kosovën sot.
Të dy do t’iu drejtohen mediave të martën, më 1 qershor, në orën 10:45, në zyrën e BE-së. /Insajderi.com
Ambassador Kosnett welcomed this morning @USEmbPristina Deputy Assistant Secretary Matthew Palmer for a three-day visit to Kosovo to discuss with Kosovo officials the challenges, opportunities, and pressing issues Kosovo is facing.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 31, 2021