Palmer dhe Lajçak në takim me kryeministrin Kurti

Palmer dhe Lajçak në takim me kryeministrin Kurti

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë nisur takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Para Kurtit, Palmer dhe Lajçak janë takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës, Palmer është takuar me liderit e dy partive opozitare në Kosovë, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë kërkuar përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Palmer është takuar edhe me Listën Serbe. Siç njoftoi Lista Serbe në takim është folur për situatën politike në Kosovë, pozicionin e popullit serb, Kishën Ortodokse Serbe dhe gjithashtu për situatën e sigurisë./Insajderi.com