“Palmer dhe Montgomery, pjesëmarrës të SHBA-së në dialog”

“Palmer dhe Montgomery, pjesëmarrës të SHBA-së në dialog”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të kthehen me kapacitet të plotë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një ndërmjetësuesi që do të angazhohet në negociata, transmeton Insajderi.

Siç raporton e përditshmja serbe ‘Novosti’, disa spekulime jozyrtare në burime diplomatike, tregojnë se dy kandidatë janë parë deri më tani për këtë rol. Njëri nga ta është Zëvendës Nihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe Molly Montgomery – e cila së fundmi është emëruar Zëvendës Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Palmer merret me Ballkanin për 25 vjet dhe si një staf i Departamentit të Shtetit, atij iu dha detyra të ishte një i dërguar special për rajonin gjatë administratës së Donald Trump.

Ai po punon ngushtë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Të dy u takuan së fundmi në Bruksel, takim pas të cilit Palmer tha se “qëllimi i të gjitha administratave amerikane është të përfundojnë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje për njohjen reciproke”.

Lajçak dhe Palmer për dy ditë do të qëndrojnë në Kosovë, ku edhe gjatë 1 qershorit së bashku do të ju drejtohen mediave.

Nga ana tjetër, emërimi i Molly Montgomery, e cila më parë ishte e angazhuar në departamentin e konsulencës Madeleine Albright, në një pozicion në Departamentin e Shtetit, hedh dritë të re mbi politikën e administratës së Biden ndaj Kosovës. /Insajderi.com