Palmer: Dialogu Kosovë- Serbi dhe çështja e Bosnjës janë të ndara

Palmer: Dialogu Kosovë- Serbi dhe çështja e Bosnjës janë të ndara

Përfaqësusesi special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha për ‘Zërin e Amerikës’ në Bosnjë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështja e Bosnje Hercegovinës janë çështje të ndara.

Palmer gjithashtu përmendi se Shtetet e Bashkuara po investojnë energji dhe kapital politik për pëpjekje të normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Ai ka shtuar se pas asaj që po ndodh në Bosnje dhe Hercegovinë nuk do të krijojnë ndonjë lidhje në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Kur e them këtë, mendoj se është e qartë për të gjithë se gjërat e mira në Ballkan kanë prodhuar pasoja pozitive diku tjetër në Ballkan. Nëse mund të ketë pajtim dhe normalizim midis Serbisë dhe Kosovës, unë do të thoja që është mirë për të gjithë në rajon, përfshirë BiH”. /Insajderi.com