
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer si dhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, do të dalin të martën në një konferencë për media.
Këtë konferencë e kanë kumtuar në agjendën e tyre të vizitës dy ditore në vendin tonë, raporton Insajderi.
Të hënën ata u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin, Albin Kurti e kryediplomaten, Donika Gërvalla.
Por, në fillim të ditës kishin edhe disa takime me përfaqësues opozitarë.
Çështja e dialogut ka qenë temë kryesore në secilën takim – teksa një proces i tillë pritet të fillojë shpejt.
Konferenca për media e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së vjen në ditën e parë të muajit qershor – po në këtë muaj është paralajmëruar takimi në mes kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pikërisht, në këtë kohë janë duke qarkulluar disa “dokumente” që propozojnë skenarë sesi të zgjidhet problemi ndërmjet Kosovës e Serbisë. /Insajderi.com