
Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e instutucioneve në Kosovë, pa pengesa politike, njofton Insajderi.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditura temat e diskutimit në takimet që Palmer ka zhvilluar të enjten me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin si dhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.
I pranishëm në këto takime virtuale ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
“Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë njoftimin e ambasadës./Insajderi.com
In yesterday’s virtual meetings, Deputy Assistant Secretary Palmer stressed the urgent need for government formation…
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Friday, March 12, 2021