Palmer: Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin

Palmer: Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim të cilin Kosova e ka pranuar dhe duhet ta zbatojë, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për “RTV21”, Palmer tha se Kosova duhet të gjejë mekaniza që këtë çështje ta zbatojë duke respektuar Kushtetutën e saj.

“Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër duhet t’i plotësojë. Ekzistojnë mekanizma përmes të cilave Kosova mund të zgjidh këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet”, ka thënë ai.

Derisa u deklarua rreth marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, Palmer tha se “Miroslav Lajçak dhe ekipi i BE-së do të thonë se Marrëveshja do të jetë Ligj për të dy palët dhe duhet të zbatohet ajo për çfarë është rënë dakord”.

Sa i përket padisë së paralajmëruar të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tille nuk do ti kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve. /Insajderi.com