Palmer: Marrëveshja e Uashington është garancë për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Palmer: Marrëveshja e Uashington është garancë për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë  se marrëveshja e Uashingtonit është garancë për një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjatë një interviste për Klan Kosovën, tha se akti i 4 shtatorit do t’i sjellë më shumë vende pune dy vendeve.

”Zbatimi i këtyre marrëveshjeve jo vetëm që do të sjellë rritje dhe punë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, por do t’i bindë qytetarët se ata kanë një të ardhme më të ndritur në vendin e tyre dhe do të tregojë rrugën e pajtimit dhe përparimit për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, th ai.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje muaj më parë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshje ishte e karakterit ekonomik dhe për të presidenti amerikan, Donald Trump, kishte emëruar të dërguar special. /Insajderi.com