Palmer me vizitë në Prishtinë gjatë javës së ardhshme

Palmer me vizitë në Prishtinë gjatë javës së ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka konfirmuar vizitën e zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në Kosovë, që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme, transmeton Insajderi.

Nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thonë se gjatë vizitës së tij, Palmer do të takohet me zyrtarët qeveritarë.

“Javën e ardhshme, Zëvendës-ndihmës sekretari, Mathew Palmer do të qëndroj në Prishtinë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, raporton KK.

Ditë më parë Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar Palmer në Bruksel, vizitë kjo në të cilën Lajçak tha se u diskutua për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun. /Insajderi.com