Palmer: Ndryshimi i kufijve nuk është në agjendë, duam njohje reciproke

Palmer: Ndryshimi i kufijve nuk është në agjendë, duam njohje reciproke

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, deklaroi të mërkurën se ndryshimi i kufijve nuk është në agjendën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se “nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”.

Në një intervistë për televizionin publik, Palmer pohoi se nuk ka afat të prerë për dialogun, “por sa më shumë që zgjat procesi, aq më i vështirë do të jetë”, përcjell Insajderi.

Ai theksoi se SHBA-ja dëshiron marrëveshje që përfundon me njohje të ndërsjellë.

Sa i përket Asociacionit, Palmer shtoi se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”.

Më tej, ai deklaroi se vendimi për ndryshime kushtetuese, të cilat janë diskutuar së fundmi, i takon Kosovës.

“Kosova duhet të shoh se cilat janë mundësitë e saj, çka ka Kosova për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”./Insajderi.com