Palmer në Beograd ofron mbështetje për dialogun e Brukselit

Palmer në Beograd ofron mbështetje për dialogun e Brukselit

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për t’i dhënë mbështetje dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Kjo vizitë e Palmerit në Beograd vjen pas qëndrimit në Prishtinë për disa ditë – në një kohë kur pritet rinisja e dialogut.

Aty në takim, kryeministrja serbe tha se “janë të vendosur për dialogun me Prishtinën”.

Por, Bërnabiq shtoi se “Kosova duhet t’i përmbushë detyrimet e saj”. /Insajderi.com