Zëvendës Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se ish-i dërguari special i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan, transmeton Insajderi.
Këtë deklaratë Palmer e dha derisa u pyet për raportet e Grenell me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe për debatet e tyre nga distanca që kishin së fundmi.
“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai për ‘Debat Plus’ të TV Dukagjinit.
I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar i thjeshtë.
“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë”, tha mes tjerash Palmer. /Insajderi.com