Palmer për mediat serbe: Kosova nuk është e gatshme të negociojë për kufij e territore

Palmer për mediat serbe: Kosova nuk është e gatshme të negociojë për kufij e territore

“Kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, unë nuk e shoh atë si një çështje për të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet”.

Kështu ka deklaruar Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer për Blicin serb, transmeton Insajderi.

Sipas tij, ka shumë tema më produktive për diskutim që duhet të adresohen.

“Si për shembull personat e zhdukur, një pikë rreth së cilës të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje”, tha i Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Ai tutje shtoi se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë, “siç kanë bërë deri më tani, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe të gjitha fushat e saj”./Insajderi.com