Matthew Palmer dhe Mirosllav Lajçak, flasim për raportet Kosovë – Serbi. Ata thonë se ShBA dhe BE janë në një linjë rreth çështjes për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer dhe emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak thanë sot se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.
Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar – normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./Insajderi.com