Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka takuar në Beograd ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, shkruan Insajderi.
Tadiq ka postuar një fotografi me diplomatin amerikan me “Twitter”, ku ka thënë së ka biseduar për demokracinë në Serbi, ekonominë dhe demografinë.
Ai ka deklaruar se me të kanë diskutuar edhe për Kosovën.
“Një bisedë e shkëlqyeshme me Matthew Palmer. Biseduam për demokracinë në Serbi, ekonominë, problemet ekonomike dhe demografike, Kosovën, problemin e lirisë së mediave dhe situatën politike në rajon”, ka shkruar Tadiq./Insajderi.com
Izuzetan razgovor sa Metjuom Palmerom.
Razgovarali smo o stanju demokratije u Srbiji, ekonomiji, ekološkim i demografskim problemima, Kosovu, problemu slobode medija i političkoj situaciji u regionu. pic.twitter.com/T8lxgYK44G— Boris Tadić (@BorisTadic58) June 5, 2021