Palmer takohet me Listën Serbe, diskutojnë për dialogun

Palmer takohet me Listën Serbe, diskutojnë për dialogun

Përfaqësues të Listës Serbe janë takuar me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer – aty u diskutua ndër tjerash për dialogun Kosovë-Serbi.

Pos kësaj u trajtua edhe çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe kishat ortodokse.

“Nevoja për respektim të të drejtave të popullit serb është theksuar posaçërisht, por edhe ajo për vazhdimin e dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe në dritën e zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, kryesisht të lidhura me Asociacionin e komunave serbe, energjisë dhe gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie në Facebook.

Palmer po zhvillon vizitë në Prishtinë, në të njëjtën kohë edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, do të jetë në kryeqytetin e Kosovës.

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi është kyqe në këto vizita të diplomatëve të lartë.

Ata të martën pas përfundimit të takimeve do të dalin në një konferencë të përbashkët. /Insajderi.com