PDK-ja po e festonte fitoren e parë në vitin 2007.
Tutje kjo parti do të njihet veç fitore, edhe pse ndonjë herë jo të dinjitetshme. Por, tri vite pas kësaj fitore PDK-ja kishte vendosur që ta fitonte pushtetin me vjedhje votash. Ndërkombëtarët i klasifikuan zgjedhjet e vitit 2010 si vjedhje industriale e votave. E dëshmojnë edhe pamjet amatore.
Partia Demokratike e Kosovës shpalli fitoren duke u bazuar në votat e vjedhura gjatë vitit 2010.
Vjedhja masive në vitin 2010 bëri që të reagojnë edhe ambasadat në Prishtinë të cilat bën thirrje që të ndalohet dhe të dënohet ajo dukuri jodemokratike.
Por zgjedhjet e 2019 të cilat u cilësuan më demokratike që nga pavarësia e Kosovës , për disa ish-deputet ishte edhe më e ‘fëlliqur’ se sa në vitin 2010
Pas publikimit të rezultateve preliminare, kandidatët për deputete nga partitë të ndryshme kanë pretenduar se ka pasur vjedhje votash e avullim brenda vetë partive.
Kurse një një ish-deputet i legjislaturës së fundit që zgjedhjet e këtij viti i sheh edhe si më të këqija se ato të viti 2010, ku u bënë zvjerdhje industriale të votave.
“ Kosova nuk ka pas zgjedhjë më të fëlliqura as në 2010 qysh kanë vjedhur, Delli u nal rryma në Skenderaj, po a e din çka ka ndodh në këto zgjedhje në Drenicë që i kanë gjetur në tavan në sënduk të mbushuar me vota, policia e ka gjetur këtë dënduk, komosionerët e partive kryesore i kanë mbushur dhe vetëm i kanë ndërru”, ka thënë Milaim Zeka/InsajderiInDoks