Pamje ekskluzive| Si ndodhi vrasja mes Kelmendëve dhe Gashëve në Pejë

Pamje ekskluzive| Si ndodhi vrasja mes Kelmendëve dhe Gashëve në Pejë

Një zënkë e filluar mes fëmijëve të familjes Kelmendi dhe Gashi në Pejë kishte përfunduar me vrasjen Kreshnik Isufajt në vitin 2011 dhe për këtë u dënua dhe po e vuan dënimin Driton Kelmendi.

Afro 10 vite më në parkingun afër “Hotel Dukagjini” kishte ndodhur një shkëmbim me armë që do ta trondiste qytetin e Pejës. Jo pse ky qytet nuk kishte qenë edhe më herët edhe më pastaj, vend përplasjesh i grupeve të armatosura, por pse kjo ngjarje ndodhi ditën. Madje kur kishte edhe shumë kalimtarë rasti, një nga të cilët edhe ishte kapur nga një plumb.

Pas 10 vitesh InDoks është kthyer në vendin e krimit për të marrë rrëfimet  se si ndodhi ky rast misterioz.

Për herë të parë para publikut InDoks ka sjellur incizimet e këtij rasti të filmuara nga kamerat e sigurisë. Edhe dokumente e ekspertiza që hedhin dyshime të mëdha që vërtetë Gjykata morri një vendim të drejtë. Që më shumë zgjojnë dyshime se një kosovar i pafajshëm po rri në burg.

Pamje mund t’i shikoni më poshtë: