Pamje nga arrestimi i gylenistëve nga Policia e Kosovës

Pamje nga arrestimi i gylenistëve nga Policia e Kosovës

Shteti i Kosovës ka arrestuar 6 turq pas këkesës së Turqisë.

Si çdo ditë tjetër, Jusuf Karabina, po udhëtonte për në vendin e punës, në kolegjin Mehmet Akif në Lipjan.

Por ai nuk e kishte idenë se ishte nën vezhgimin e policisë së Kosovë.

Kjo veturë e policisë e ndalur jo larg vendit të punës po e priste Karabinen.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga T7 shihet momenti kur policia e ndaloi veturen në të cilen karabina ishte bashke me gruan dhe djalin.

Familja Karabina, siç edhe shihet në pamje, i rezistoi arrestimit.  Por, policia i nxori me dhunë.

Jasemina bashkëshortja e Jusuf Karabinës, në pamundësi ta ndal vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmen e qyetarëve.

Por, nuk ia doli. Policia e arrestoi burrin e saj.

Gruaja e të arrestuarit, Jasemina Karabina ka shpjeguar për televizionin 7 momentin e arrestimit nga vendi i ngjarjes.

Ajo ankohet për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT. Sjellet e tilla të policisë e kishin shqetësuar edhe djalin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Gylistanit, Talha.

15 vjeçari tegon për T 7 si u sollen policia me të. Megjithatë, Talha dhe nëna e tij besonin se shteti i Kosovës nuk do t’i dorëzonte të arrestuarit, institucioneve të Turqisë.

Por, shteti i Kosovës të cilit Jasemina i besonte, ia dorëzoi shtetit turk Jusuf Karabinën dhe 5 të tjetërt.

Pëkundër këtij aksioni të madh, aktiviteti mësimor në shkollat e Mehmet Akif në Kosovë ka vazhduar.

Drejtori i këtij institucioni, shprehet i shqetësuar me arrestimin.

Nga shkollat Mehmet Akif janë arrestuar Jusuf Karabina, Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem. Bashkë me ta është arrestuar edhe kardiologu Osman Karakaya.