Pamje interesante: Ja si duket një degë e AKR-së, pak njerëz e shumë zymtësi

Pamje interesante: Ja si duket një degë e AKR-së, pak njerëz e shumë zymtësi

Zëdhënësministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Aleancës Kosova e Re(AKR), Myzejene Selmani, ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me strukturat e partisë në Degën e tretë në Prishtinë.

Në pamjet e publikuara në Facebook gjatë këtij takimi, shihet një grumbull i vogël anëtarësh ndërsa mënyra sesi fotografitë janë shkrepur, lënë shumë për të dëshiruar.

Selmani ka thënë në këtë takim ka qenë present nënkryetari i komunës, Selim Pacolli dhe nënkryetari I degës së tretë, Xhemshit Cakolli.

Ajo njofton se po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme./Insajderi.com/