Pamje| Këta janë zyrtarët që keqtrajtuan në stacion policor qytetarët, i bënë për spital

Pamje| Këta janë zyrtarët që keqtrajtuan në stacion policor qytetarët, i bënë për spital

Dy qytetarët të Shtimes, që dolën për ta festuar fitoren e Vetëvendosjes me 6 tetor, iu kthy në një ankth, pasi disa zyrtarët të policisë ushtruan dhunë ç’njerëzore ndaj tyre.

Arben Ademi dhe Diamant Hetemi po festonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit rreth orës 21:00 në qytetin e Shtimes.

Arben Ademi dhe Diamant Hetemi ishin keqtrajtuar fizikisht nga tre zyrtarët policorë të këtij stacioni: Adnan Ramadani, 39-vjeç, Afrim Rexhepi, 42 vjeç dhe Mehmet Beqaj, 52 vjeç.

Dokumentet  në Prokurori dhe videot që ka publikuar Insajderi e dëshmojnë krejt atë dhunë, që për viktimat nuk dihet se pse ndodhi.

Arben Ademi kishte rrëfyer se  përveç keqtrajtimit që i kishin bërë zyrtarët policor gjatë dhe pas arrestimit në oborrin e stacionit të policisë në Shtime, keqtrajtimet kishin vazhduar edhe pasi që ai ishte vendosur në njërën nga zyrat e stacionit Policor Shtime, ku edhe pse i prangosur ishte keqtrajtuar fizikisht nga tre policët.

Dhuna kishte eskaluar,  deri në masën sa hetuesit e Inspektoratit në dokumente e përshkruajnë që pos pamjeve të rënda të viktimave, edhe gjendja e zyrës ku kishin qenë të vendosur personat e arrestuar kishte njolla të shumta gjaku në dysheme. Inspektorët gjetën që madje nga dhuna policore ishin përgjakur edhe muret e stacionit policor. Gjatë hetimit të këtij rasti është intervistuar si dëshmitar edhe radio-komunikuesi i Stacionit Policor në Shtime, Esad Haxhiu.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell raste që nuk i ka parë publiku deri tash. Edhe do të rikujtojë skenat kur policët, edhe në mënyrë masive treguan se sa mund të jenë të dhunshëm. Edhe zbulohen të dhëna shqetësuese për numrin e policëve që janë nën hetime/InsajderiInDoks