Një video e re e publikuar nga kamerat e sigurisë në Solihull të Anglisë ka treguar se si dy hakerë shfrytëzojnë teknologjinë pa çelësa për të vjedhur një Mercedes.
Video e publikuar nga policia besohet se është e para që ka treguar se si hakerët përmes disa pajisjeve të veçanta arrijnë të marrin sinjale përmes mureve.
I quajtur si “krim përmes transmetimit” nga policia, kjo vjedhje është diçka e pazakontë. Të dy hakerët mbajnë nga një kuti. E para vendoset në eksterierin e shtëpisë, merr sinjale të çelësit nga brenda dhe tjetra kuti mbahet në afërsi të Mercedesit. Kutia e parë merr sinjalin dhe e dërgon te e dyta për ta hapur veturën. I gjithë ky proces zgjati më pak se një minutë.
Policia nuk ka kapur akoma hajnat, e vjedhjes që ka ndodhur në shtator.