Pamje kur personat e armatosur me eksploziv largohen nga banka TEB

Pamje kur personat e armatosur me eksploziv largohen nga banka TEB

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkitin  bankomatin e bankës TEB në Suharekë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Gazeta Express, ka siguruar foto ku shihen disa persona teksa me maska po largoheshin nga vendi i ngjarjes.