Pamje me dron të Kompleksit “Adem Jashari”

Pamje me dron të Kompleksit “Adem Jashari”

Dy dekada më parë, pikërisht në këtë vend praktikisht ishin vënë themelet e Republikës së Kosovës. Një familje e tërë e vrarë duke rezistuar. Vetëm një dëshmitar i mbijetuar.

Përmes këtij dokumentari janë paraqitur pamje nga Kompleksi “Adem Jashari” me anë të dronit.

InDoks në këtë dokumentar  ka gërmuar  tenderët dhe format tjera me anë të të cilave janë bërë investimet në këtë hapësirë historike. Kush janë përfituesit e sa janë shumat e projekteve. Janë dhjetëra tenderë e miliona euro të shpenzuara, dhe vetëm tash po flitet për ruajtjen e shtëpive të rezistencës.

Këtu mund ta gjeni dokumentarin e plotë Kompleksi i Tenderëve “Adem Jashari”.