![Pamje nga aksidenti i këtij mëngjesi në Ferizaj, një i vdekur dhe tre të lënduar](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/aosd-730x440.png)
Në mëngjesin e hershëm të kësaj të diele si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në dalje të Ferizajt, ndërsa sipas tyre supozohet se shkak që çoi në përplasjen e dy veturave, ishte mospërshtatja e kushteve të shpejtësisë.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të viktimës, apo edhe të të lënduarëve.
Përplasja e veturave ndodhi rreth orës 4.20 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa fotografitë më poshtë janë nga vendi i ngjarjes.