Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujeve

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujeve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetuara të cilat janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë

.

Dyshohet se ky aksident është me pasoja fatale ndërsa ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë të përfshirë dhe kanë pësuar në këtë ngjarje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi

“Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ende me raportu. Përndryshe ka kërku qe edhe zjarrfikësit të jenë në atë drejtim. Nuk kemi informata për numrin e të lënduarve apo të viktimave apo edhe numrin e veturave që kanë qenë të përfshira”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.