Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku mbetën 5 persona të lënduar

Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku mbetën 5 persona të lënduar

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, gjatë orëve të mbrëmjes.

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur saktësisht në fshatin Besi, kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Reth orës 18:30, në fshatin Besi, rruga Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime tupore kanë pësuar 5 persona”, ka thënë Ahmeti.

Më herët pikërisht në këtë rrugë, si pasojë e një aksidenti kishte vdekur një femër kurse ishin lënduar rëndë 7 persona tjerë.