Pamje nga arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës për skandalin me patentë shoferë

Pamje nga arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës për skandalin me patentë shoferë

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë zhvilluar një aksion nëpër disa qendra ku mbahen provimet për patentë shofer.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, e ka konfirmuar për Insajderin këtë aksion.

Raportohet se deri tash janë arrestuar rreth 20 persona, duke përfshirë edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Vetë ministri i Infrastrukturës,  Pal Lekaj ka thënë se nuk është në dijeni për aksionin e Policisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi informacione ende për atë se çfarë ka ndodhur sot. Megjithatë unë e kam ripërsëritur disa herë se Ministria është e hapur për organet e drejtësisë, por pres që ajo të shkoj deri në fund”, ka thënë Lekaj.