Pamje nga autobusi që e morri shiu në Serbi

Pamje nga autobusi që e morri shiu në Serbi

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë këtyre ditëve ishin të pranishme edhe në Serbi.

Madje këto reshje të shiut sot në Beograd penguan edhe qarkullimin e autobusit të linjës ’37’.

Të gjithë pasagjerët e kësaj linje mbetën të ngujuar në të pasi që të reshurat e shiut kishin arritur të futeshin brenda autobusit.

Fati i mirë që nuk kishte shumë njerëz dhe ata që ishin tentonin të uleshin në pjesët më të larta.

Autobusi mezi lëvizte ndërsa njerëzit tentonin që këmbët t’i mbanin larg nga uji edhe pse ishte thuajse e pamundur.