Pamje nga depoja e VV-së ku u gjetën 675 koktej molotovi – Akuza ndaj ish-aktivistëve dhe aktivisti të kësaj partie

Pamje nga depoja e VV-së ku u gjetën 675 koktej molotovi – Akuza ndaj ish-aktivistëve dhe aktivisti të kësaj partie

Me akuzën për “Përgatitje të Veprës Terroriste”, dy ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një anëtar i saj, janë thirrur dje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për tu njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Tashmë dy prej tyre pjesë e Partisë Socialdemokrate, që janë Gëzon Kastrati ish-kandidat për deputet nga kjo parti e po ashtu edhe vëlla i kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe Korab Korça, janë mbrojtur shumë nga partia e tyre PSD, të cilët kanë reaguar ashpër pas kësaj ftese.

Mirëpo, pikërisht më 1 shtator të vitit 2016-të, Policia e Kosovës, në një nga depot e Lëvizjes Vetëvendosje, që asokohe ishin bashkë me tash partinë PSD, kishte gjetur: 65 çanta me shishe qelqi të mbushura me materie ndezëse, 30 çanta të zbrasta, 675 shishe të mbushura me materie ndezëse, 5 bidon 10 litërshe të mbushura me materie ndezëse, 50 kavanoza të mbushura gjithashtu me materie ndezëse, 35 shishe me ngjyrë, 6 paketa të ndryshme të mbushura me materie ndezëse, 28 kavanoz metali me ngjyra të ndryshme, 6 gypa plastike të proceduar për hedhje të mjeteve të ndryshme, 2 hinka ngjyrë të kuqe, 3 qese me gurë të madhësive të ndryshme, 3 qese me maska të ndryshme, 7 megafon, 1 paketë me 408 ID të personave me emra dhe mbiemra dhe shenja të Vetëvendosjes, 21 sprej me ngjyrë, 2 çekan 10 kilogramësh dhe një shufër, 14 mjete piroteknike madhësi dhe lloje të ndryshme

Krejt kjo kishte ndodhur ditën e protestës kundër Ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, e po ashtu dy ditë pas arrestimit nën akuzën për terrorizëm të Astrit Deharit, Adea Batushes, Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Frashër Krasniqit dhe Petrit Ademit për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Këto akuza po i mohojnë fuqishëm të lartpërmendurit. Madje sot në një komunikatë për media Partisë Socialdemokrate, bëri thirrje që të ndalet ky siç e quajtën ata persekutim politik.

“Kjo gjë nuk do të lejohet në asnjë mënyrë. Ne jemi të bindur që ky proces është i sajuar dhe si i tillë do të rrëzohet. Partia Socialdemokrate mbështet aktivistët në secilin hap të nevojshëm për dëshmimin e pafajësisë së tyre. Kërkojmë nga Gjykata Themelore që sa më parë të ndalojnë persekutimin politik të aktivistëve pa asnjë bazë faktuale”, thanë nga PSD./ Insajderi.com