Pamje nga djegia e një shtëpie në Gjakovë – Një person i lënduar

Pamje nga djegia e një shtëpie në Gjakovë – Një person i lënduar

Në orët e pasdites në Gjakovë, është djegur një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Gazeta Insajderi, ka siguruar pamje nga djegia e kësaj shtëpie, rastin e të cilës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Krist Gjokaj.

Ai, po ashtu ka treguar se edhe një person ka mbetur i lënduar.

“Po e konfirmoj se është djeg një shtëpi e vjetër e pabanuar dhe është lënduar një person, por jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar Gjokaj për express.

Ai theksoi se zjarri tashmë është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve./ Insajderi.com