Pamje nga fillimi i ndërtimit të kishës ilegale serbe në Prishtinë – merrte pjesë edhe krimineli Arkan

Pamje nga fillimi i ndërtimit të kishës ilegale serbe në Prishtinë – merrte pjesë edhe krimineli Arkan

Ishte dimër i vitit 1992. Serbët, për provokim dhe si tregues i forcës, kishin vendosur që në kampusin e Universitetit të Prishtinës të ndërtonin një kishë ortodokse.

Ndërhyrja në oborr të universitetit me ndërtimin e kësaj kishte ishte aq brutale sa pamjet që duken në video.

Diku dëgjohen këngë fetare ortodokse, pak më larg hidhen plumba në ajër, derisa në turmën e njerëzve shihen edhe kriminelë, si udhëheqësi i Paramilitarëve Serbë, Zheljko Razantovic, i njohur me nofkën Arkan.

Udhëheqësi i grupit famëkeq “Tigrat”, që më vonë ishte akuzuar për dhjetar krime kundër njerëzimit, përfshirë masakra, qindra vrasje dhe krime të tjera, shihet i rreshtuar duke dëgjuar një fjalim mallkues të një kleriku serb.

“Mallkuar qoftë secili pjesëtar i Malit të Zi – tri herë, ose tre mijë herë që nuk i beson nënës Rusi”, thotë kleriku në një pjesë të videos së shkurtër, derisa të tjerët i duartrokasin.

Jo më në acarin e dimrit, por në temperaturat e pranverës, 19 vjet më vonë, në të njëjtën hapësirë, në Kosovën shtet të Pavarur, klerikët serbë kanë mbajtur përsëri liturgji fetare.

Ceremonia u mbajt të enjten, derisa objekti që serbët i thonë  “Krishti Shpëtimtar”, ende vazhdon të jetë një objekt pa leje.

Kjo liturgji, shënon edhe herën e parë pas luftës në Kosovë, që mbahet një liturgji fetare. E fundit ishte mbajtur në luftë. Në vitin 1998.

“Për herë të parë sot, ne po festojmë lavdinë në këtë tempull madhështor, por të papërfunduar, që paraardhësit tanë na lanë me detyrën për të shërbyer këtu, duke iu lutur Zotit dhe duke e përfunduar atë”, tha të enjtën Peshkopi Teodosije.