
Dy shoferët kosovarë të arrestuar nga policia hungareze pasi që iu ishte gjendur drogë në autobusin e tyre, kishin fshehur atë në mes të karrigeve të udhëtarëve.
Sipas burimeve të Gazetës Insajderit kishin qenë rreth 120 kilogram drogë, derisa bëhet fjalë për kompanis “Fadili Tours”.
Shoferët e kësaj kompanie me inicialet A.H dhe F.H nga Podujeva janë arrestuar nga policia hungareze në mëngjesin e së shtunës.
Kjo linjë e autobusit ishte nisur nga Prizreni ku desitancion e kishte Hamburgun. Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me kompaninë mirëpo nuk e kanë qenë të qasshëm.
Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo nuk ka marr ende përgjigje. /Insajderi.com