Mbi 3 mijë litra vaj janë hequr nga raftet e një qendre tregtare në Mitrovicë pasi s’ka paraqitur dokumentacion që dëshmon origjinën e prejardhjes së produktit.
Kështu ka deklaruar drejtori i Inspektoratit në Mitrovicë, Valon Brahimi.
“Inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekonomik kanë hasur në çmime të larta të litrit të vajit ushqimor rreth 3.49 euro, dhe përveç kësaj kanë detyruar operatorin ekonomik në fjalë që rreth 3471 litra vaj në vlerë prej 12113.89 për t’i larguar nga raftet e shitjes në mungesë të dokumentacionit të origjines”, ka shkruar Brahimi në “Facebook”.
Shqip.com ju sjell fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.