Pamje nga momenti kur një femër ngacmohet seksualisht në qendër të Prishtinës

Pamje nga momenti kur një femër ngacmohet seksualisht në qendër të Prishtinës

Një femër është ngacmuar seksualisht nga një mashkull në qendër të Prishtinës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se një person ngacmon seksualisht një femër e cila ishte duke ecur në drejtimin e saj.

Sipas qytetarit që e ka publikuar këtë video, rasti ka ndodhur sot në ora 13:30 në lagjen Tophane.

Ky qytetar thotë se kjo nuk është hera e parë që ky person ngacmon vajza, madje sipas tij, rastin e kanë lajmëruar edhe në polici por që asnjë herë nuk është marrë asnjë masë kundër këtij personi.