Një person është parë duke tentuar të arratiset, teksa qytetarët kanë kapur momentin dhe e kanë publikuar videon në rrjete sociale. Ky person dyshohet të jetë Dardan Krivaqa – i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., në Ferizaj, njofton Shqip.com.
Këto dyshime i ka pranuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thonë se në këtë video, që sipas tyre është bërë të hënën, vetëm një ditë pas aktit të rëndë, supozohet se është i dyshuari të cilin PK e ka kërkuar mbrëmë në tërë zonën.
Kërkimi për kapjen e Krivaqës po vazhdon nga organet e rendit, derisa qytetët po mundohen t’I dalin në ndihmë atyre.
Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve nëpër këtë lagje.
Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të ikte.
Ndërtesat janë kontrolluar për ta kërkuar të dyshuarin, për të cilin banorët thanë se e ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje. /Insajderi.com