
Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve të cilët janë bllokuar nga serbët si dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bërnjak.
KFOR-i në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka publikuar një video me pamje nga patrullimi në këtë zonë.
Po ashtu bëhet e ditur se komandanti i KFOR-it, Gjenerali Franco Federici, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë.
“KFOR -i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim./SHQIP.com
Ndryshe, tash e dhjetë ditë serbët që jetojnë në Kosovë kanë bllokuar rrugët afër pikave kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinje dhe Bërnjak. Ata po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targat e veturave nga Serbia./Insajderi.com