Pamje nga përleshja e re në LDK – dera mbyllet me çelës për të vazhduar zgjedhjet

Pamje nga përleshja e re në LDK – dera mbyllet me çelës për të vazhduar zgjedhjet

Zyrtarët e LDK-së sërish janë përplasur gjatë procesit zgjedhor  në lagjen ‘Mati 1’ të kryeqytetit. Si duket një ndër arsyet kryesore të përplasjes ka qenë se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.

Në video dëgjohen anëtarët e kryesisë të nëndegës të nervozuar që nuk janë lajmëruar me kohë për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, shkruan Insajderi.

Kësaj radhe ka intervenuar edhe Policia e Kosovës. Dera e sallës ku po mbaheshin zgjedhjet është mbyllur me çelës për të vazhduar procesin zgjedhor.

Siç mësohet, në përplasje janë përfshi përkrahësit e ish-ministrit Arban Abrashi dhe kryetarit të Degës III, Hazir Borovcit, pasi që të dytë pretendojnë pozitën e parë të Degës së III të LDK-së, e njohur si Dega e Ibrahim Rugovës.

Aty shihet edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa nuk dihet nëse është ftuar për të intervenuar apo jo.

Siç raporton KP njerëzit e afërm të Hazir Borovcit nuk i kanë lejuar të hyjnë në proces njerëzit e Arban Abrashit dhe e kanë mbyllur derën, ndërsa atë pranishëm ishin edhe zyrtarët policorë.

Kurse në njoftimin e degës së Tretë të LDK-së thuhet se “në lokalet e Degës së III-të të LDK-së – Dega e Presidentit RUGOVA, u mbajt kuvendi i IX zgjedhor i Nëndegës “ Mati1”. Kuvendin e hapi kryetari i Nëndegës z. Avdi Pireva i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, propozoi edhe trupat punuese, të cilat u votuan me aklamacion me shumicë votash.  Në vazhdim kuvendi zgjodhi edhe për një mandat kryetar të Nëndegës “Mati1” z. Avdi Pireva, kryesinë e nëndegës si dhe delegatët nga kjo Nëndegë për Kuvendin e Degës’, thuhet në njoftim, duke mos përmendur veprimet tjera që kanë ndodhur gjatë këtij takimi.

Rivaliteti mes Abrashit dhe Borovcit është duke ndodhur për më shumë se tre javë, që kur kanë filluar zgjedhjet në këtë degë.

Kujtojmë se përleshje fizike kishte pasur edhe një muaj më parë ku prezent kishte qenë edhe Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Përleshja fizike brenda LDK-së kishte filluar qysh vite më parë ku zgjedhjet e brendshme të kësaj partie kishin përfunduar në rrahje me karrige. Pas asaj përleshje LDK ishte ndarë duke u krijuar partia e re në krye me Nexhat Dacin e quajtur LDD. Më pas kjo parti politike ishte mbyllur./Insajderi.com

Më poshtë mund t’i ndiqni disa video të siguruara nga Gazeta Online Insajderi.

Përleshja brenda LDK-së: Ti kuke mafijash more

Përleshja brenda LDK-së: Ti ishe mafijash more

Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 13. Juni 2019