![Pamje nga protesta e përgjakshme në Shqipëri [VIDEO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/05/pergjakshme-730x395.png)
Partia opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), ka mbajtur sot protestë në Tiranë me ç’rast kanë mbetur shumë persona të lënduar.
Në mesin e protestuesve ka mbetur i plagosur, Bledi Kasami, kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”.
Sipas pamjeve ai shihet se është goditur me gurë në kokë i cili ka ardh nga turma e protestuesve. Kasami është dërguar për mjekim në spitalin ushtarak.
Ndërsa kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka qenë për ta vizituar gazetarin Kasami ndërsa zyrtarë të partisë së tij kanë thënë se ai është goditur nga policia teksa ishte duke raportuar.
Mesditën e kësaj të shtune në Tiranë opozita do të mbajë një protestë ku pritet pjesëmarrja e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.
Forcat policore janë në gatishmëri. Mësohet se të gjithë autobusët dhe mjetet që janë nisur nga Lezha po i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga policia.
Pika e kontrollit të policisë është ngritur në kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.
Për të parë pamje nga protesta klikoni KETU: