Pamje nga rrëshqitja e dheut në Arbëri ku u lëndua një punëtor

Pamje nga rrëshqitja e dheut në Arbëri ku u lëndua një punëtor

Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në lagjen Arbëria në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Kjo rrëshqitje, ka zënë një person i cili tashmë është duke marr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Insjaderi mëson se viktimën e ka zënë dheu bashkë me kocka derisa ai ishte në kanal.

Në vendin e ngjarjes deri më herët kanë qenë Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit, ndërsa këta të fundit janë larguar nga aty.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili ka treguar se viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 14:00 është marrë i informatat për rastin. Dyshohet që përderisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Borovci.

Insajderi, ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes./ Insajderi.com