Pamje nga shpërthimi i bombolës – Thuhet të ketë të lënduar

Pamje nga shpërthimi i bombolës – Thuhet të ketë të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë, në zonën e Bllokut. Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një apartamenti, duke lënduar dy persona.

BalkanWeb ka siguruar videon e shpërthimit të bombolës së gazit, që siç duket ka krijuar panik të madh te qytetarët.

Video: 

Siç duket dhe nga pamjet, nga shpërthimi i bombolës e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Gazetares së këtij portali  janë lënduar nga gazi dy vajza, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.