Pamje nga stuhia e fuqishme që ka goditur Skenderajn dhe Drenasin

Pamje nga stuhia e fuqishme që ka goditur Skenderajn dhe Drenasin

Një stuhi e fuqishme më reshje të shiut ka filluar në komunën e Skenderajt dhe Drenasit, shkruan Insajderi.

Në një video të publikuar nga “Meteo Ballkan” shihen pamjet nga reshjet që e ka kapluar fshatin Klinë e mesme në Skenderaj.

Reshje të mëdha shiu kanë filluar edhe në Drenas.

Gjatë ditës së djeshme shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në këto dy ditë të vikendit, në vend do të ketë shi dhe shkarkime rrufesh./Insajderi.com