Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja në Pejë

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja në Pejë

Një person është plagosur sipas Policisë në këtë incident.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e qytetit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova këtë e ka konfirmuar për Insajderin ku tha se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

“Sonte rreth orës 22:15 policia është njoftuar për një gjuajtje me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova. /Kallxo.com