Pamje të dhunës brutale të policisë serbe në protestën e mbrëmshme (VIDEO)

Pamje të dhunës brutale të policisë serbe në protestën e mbrëmshme (VIDEO)

Mbrëmë në Beograd është protestuar kundër masave të fundit të paralajmëruara nga Aleksandër Vuçiq, për karantinim total në Serbi.

Protestuesit u mblodhën rreth objektit të Parlamentit serb, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i shpërbërë.

Pamjet e fundit të kësaj ndërhyrje policore tregojnë se ajo ishte e dhunshme dhe brutale, njofton Insajderi.

Në videon më poshtë mund të shihni se si policia i godiste edhe ata që nuk ishin fare pjesë aktive e protestës.

Mediat serbe kanë njoftuar për të lënduar, nga të dyja anët, edhe protestues edhe policë, por nuk kanë dhënë shifra zyrtare.

Ajo çfarë dihet zyrtarisht është numri i të arrestuarve e që është 24 veta.