
Dy kalimtarë të rastit në qytetin e Durrësit janë plagosur rëndë pasi i ka zënë poshtë një palmë që ka rënë mbi trotuar.
Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyll sytë! Palma ka rënë mbi trotuar duke zënë poshtë të dy qytetarët.
Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin pranë sheshit “Azem Hajdari”