Pamjet e policëve të lënduar në spitalin e Mitrovicës

Pamjet e policëve të lënduar në spitalin e Mitrovicës

Në aksionin e sotëm të IPK-së në veri të Kosovës, ka patur edhe policë të lënduar të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Ata po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar disa nga policët e plagosur në aksionin e sotëm policor në veri të Kosovës.

Veseli ka postuar disa fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook duke shkruar se i ka përgëzuar policët për trimërinë dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë operacionit.